Detajet-foto/ Ky është Qemal Bici që vrau gruan dhe më pas veten
07/06/2021 20:32
Detaje të reja dalin nga krimi që trondit Librazhdin ku burri vrau me sëpatë gruan, dhe më pas vari veten në pemë.
Qemal Bici rreth 56 vjeç, ka vrarë me mjet të mprehtë ( sëpatë) bashkëshorten e tij Mendurie Bici, rreth 53 vjeçe.
Pas aktit të rëndë autori më pas ka varur veten.
Në momentin e krimit fëmijët nuk kanë qenë të pranishëm, por më pas fëmijët kur kanë ardhur në banesë e kanë gjetur nenën e vrarë dhe më pas babain të varur te pema.
Mësohet se Qemal Bici njihej nga fqinjët si problematik, i alkoolizuar dhe që jo pak herë dhunonte gruan.
Çifti ka 4 fëmijë të gjithë të rritur.
Top Channel