Avokati i Dhurata Saliajt: Ajo nuk lejohej të lëvizte lirshëm, z.Mexhit ishte ai që gjithmonë e nxiste të …

07/06/2021 22:47

Avokati i Dhurata Saliaj tha në Open se klientja e tij ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe nuk lejohej të lëvizte lirshëm.

Ai thotë se nga deklarimet e Dhurata Saliajt apo babait të saj ai nuk ka parë asnjëherë arsye që ata të ndërmerrnin atë akt ekstrem.

“Në dijeninë time, Dhurata nuk duhet të ishte prezentë në seancën e së premtes. Zonja ishte në arrest shtëpie, nuk i lejohej të lëvizte lirisht.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që të dëgjoj ndonjë deklarim nga ana e tyre që të kalojnë në këto akte ekstreme. Të paktën zoti Mexhit ishte ai që gjithmonë nxiste arritjen e një marrëveshje. Kemi të bëjmë me një nënë që ka qenë në arrest shtëpie për 7 muaj, Ka pasur një urdhër që e lejonte të takonte fëmijët njëherë në javë .

Nuk ka ushtruar asnjëherë dhunë, është munduar ta vërtetoje dhe me foto. Por gjykata ka vendosur kundër saj”, tha avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA