Dy persona që shtynin të miturit të vidhnin biçikleta janë arrestuar ditën e sotme në Fier.
M.Z., 42 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, të dy banues në Fier kanë shtyrë Xh. Xh., 13 vjeç dhe E. Xh., 11 vjeç, që në bashkëpunim me njëri tjetrin të vjedhin biçikleta në qytetin e Fierit.
Zbardhen dhe dokumentohen 5 raste të vjedhjes së biçikletave në qytetin e Fierit.
Bicikletat e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në dyqanin/servisin e shtetasve M. Z dhe N. P., në Fier.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si edhe procedohen penalisht 2 të tjerë, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale biçikletat e vjedhura. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, pas një pune intensive dhe të mirëorganizuar për evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve M. Z., 42 vjeç dhe R. Xh., 18 vjeç, të dy banues në Fier. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit P. Sh., 68 vjeç, dhe N. P., 89 vjeç, të dy banues në Fier. Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasit e mitur Xh. Xh., 13 vjeç dhe E. Xh., 11 vjeç, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer disa vjedhje të biçikletave në qytetin e Fierit, të shtyrë nga shtetasi R. Xh., dhe i kanë shitur tek shtetasi P. Sh. Bicikletat e vjedhura janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale në dyqanin/servisin e shtetasve M. Z dhe N. P., në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjyjatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhja”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale” dhe “Shtytja e të miturve në krim”.
Top Channel