Një 30-vjeçar shqiptar që kishte kryer vjedhje në disa vende të BE-së është kapur në Kurbin.
Atij i janë gjetur 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk kishin asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje.
Kurbin
Finalizohet operacioni policor “Aksesorët”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së sendeve me vlerë. Operacioni nga DVP Lezhë dhe Komisariati i Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Interpol Tirana, me mbeshtetjen e Departamentit të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, pas një hetimi disamujor. Sekuestrohen 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, ora të markave të ndryshme dhe sende të tjera me vlerë që dyshohen se rrjedhin nga aktiviteti kriminal. Kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes së banesave në disa vende të BE-së. Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, mbi bazën e informacioneve të siguruara për një shtetas që dyshohet për veprimtari të jashtëligjshme në fushën e vjedhjes së banesave në vendet e BE-së, pas një hetimi disamujor finalizuan operacionin “Aksesorët”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit B. N., 30 vjeç, banues në Kurbin (i arrestuar më parë jashtë shtetit). Këtij shtetasi, gjatë kontrollit të banesës, në kuadër të procedimit penal, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 krehra pistolete me fishekë, municion luftarak, 55 ora të markave të ndryshme, 18 unaza, 20 byzylykë dore, varëse, për të cilat nuk dispononte asnjë dokumentacion apo faturë blerjeje, të dyshuara si produkte të veprimtarisë kriminale jashtë vendit në fushën e vjedhjes së banesave. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Top Channel