Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e qeverisë për shkarkimin e kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës
05/06/2021 11:04
Gjykata Kushtetuta ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila dhe ka shfuqizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për ta shkarkuar.
Kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila u shkarkua pas sulmeve të dhunshme të ndodhura më 27 qershor në KZAZ nr.6 në Bushat.
Kujtojmë se rreth 250 militantë të Partisë Demokratike i vunë flakën KZAZ-së. Nga sulmi, KZAZ-ja ka shpërthyer në flakë duke shkatërruar materialet e votimit e për pasojë la të plagosur tre efektivë të Policisë së Shtetit.
Lidhur me vendimin e shkarkimit të Hilës nga detyra, Rama më herët u shpreh se ai jo vetëm do shkarkohej por edhe do të ndiqej penalisht.
Top Channel