Këtu jemi në Fushë Krujë, këto plehra nuk duhet të depozitohen këtë landfill.
Nuk është fusha e vetme e mbetjeve urbane në bashkinë e Krujës. Kjo masakër mjedisore që gjendet vetëm disa metra larg zonës së banuar është në Fushë Krujë.
Edhe pse ky landfill është ngritur mbrapa një kodrine kur plehrave u vendoset zjarri, qyteti kundërmon në erë të keqe.Ndërsa retë e tymit mbulojnë qytetin. Në këtë landfill janë të gjitha llojet mbetjeve, plastika, qelqi dhe mbetjet organike.
Ndarja në burim fatkeqësisht nuk ndodh në asnjë bashki të vendit. Në Shqipëri ekzistojnë mbi 200 kodrina me plehra, menaxhimi i mbetjeve nga bashkitë dhe operatorët ekonomik të kontraktuar duket se nënkupton vetëm grumbullimin e tyre në vende të ndryshme. Mbetjet urbane në Fushë Krujë nuk hidhen vetëm në këtë landfill që nuk plotëson asnjë kusht sanitarë, ato janë kudo. Koshat e plehrave në qytet i gjetëm të mbushura me plehra.
Ky përrua që është në hyrje të Fushë Krujës prej vitesh vazhdon të jetë I mbushur me mbeturina. Gjithashtu edhe në Lumin Zez të Tiranës kontenierët e mbeturinave nuk pushojnë së hedhuri mbetje, edhe pse një gjë e tillë duhet të dënohet si krim mjedisor nga Inspektoriati i Mjedisit. Më pas rrugëtimi i plehrave vazhdon në bregdetin e fshatit Ishëm, i cili është i mbushur I gjithi me mbetjet plastikë. Plehrat që copëzohen rrugës nga rrymat e ujit, përtypen nga peshqit I cili më pas na serviret në tryezë.
Top Channel