Mimoza Kasa, është nëna e tre fëmijëve që ndërroi jetë, pasi ra nga autobusi një natë më parë ndërsa po kthehej nga puna.

Familjarët e 46-vjeçares kanë nxjerrë në shtyllë letrën për të lajmëruar humbjen e saj.

Pas aksidentit ajo u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës së mjekëve, nuk mundi t’u shpëtojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar ditën e sotme Dritan Pashën, shoferin e autobusit. Ky i fundit akuzohet se ka kryer manovra të rrezikshme që kanë bërë që 46-vjeçarja të binte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA