Facebooku ka vendosur të pezullojë për dy vjet llogaritë e ish-presidentit Donald Trump aty dhe në Instagram, pasi doli në përfundimin se postimet e tij nxitën dhunë përpara sulmit të 6 janarit në Kongresin amerikan.

Në janar, ai mori një bllokim të fortë por Bordi i Mbikëqyrjes i Facebook-ut e kritikoi megjithatë e kritikoi natyrën e përhershme të ndalesës, duke thënë se shkon përtej ndëshkimeve normale të kësaj kompanie.

“Tani, u vendos që kjo periudhë të zgjasë dy vjet e përgjatë kësaj kohe, ekspertët do të vlerësojnë nëse rreziku ndaj sigurisë publike është ulur. Do të shohim faktorët e jashtëm, përfshirë rastet e dhunës, kufizimet në tubimet paqësore dhe shenja të tjerë për trazira civile“, tha përmes një postimi Nick Clegg, zv/president i kompanisë për çështjet globale.

Trump vetë e quajti vendimin një fyerje për miliona njerëzit që e votuan në zgjedhjet e fundit presidenciale. “Ata nuk duhet të lejohen të shpëtojnë pa u ndëshkuar nga ky censurim dhe mbyllje e gojës. Në fund të fundit ne do të fitojmë. Vendi ynë nuk mund ta durojë më këtë abuzim!”, thuhej në një deklaratë të tij. Bllokimi i llogarisë së zotit Trump në Facebook nënkupton që të tjerët mund të lexojnë dhe të komentojnë në postimet e kaluara që janë bërë aty, por Trump dhe administruesit e tjerë të kësaj llogarie nuk janë në gjendje të postojnë materiale të reja.

Nga ana tjetër edhe Twitter-i, e ka ndaluar përgjithmonë qasjen në shërbimet e tij. Facebook deklaroi një ditë më parë se do të rriste ndëshkimet për figurat publike gjatë kohës së trazirave civile dhe dhunës, të cilat mund të shkojnë edhe në pezullime të përhershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA