Basha: Nuk njoh zgjedhjet/ Kandidati Shehaj: Në pushtet vetëm me votë

05/06/2021 14:51

Gara zgjedhore në PD e çoi kandidatin Lulzim Basha në qarkun e Durrësit nga evidentoi atë që e quajti sakrificë të demokratëve gjatë zgjedhjeve të 25 Prillit.

Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në Bashkimin Europian. Mos ta pranojmë rënien e demokracisë, mos ta pranojmë mbivendosjen e vullnetit të pakicës mbi pakicën mbi vullnetin e shumicës por të bëjmë me gjithë format dhe mënyrat betejën tonë deri në rikthimin e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha.

Ndërsa kandidati tjetër, Agron Shehaj ishte në Mirditë nga ku u përball me pakënaqësitë e demokratëve se si Lulzim Basha ka performuar deri më tani. Agron Shehaj tha se PD nuk mund të vijojë më si deri më tani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA