Zona të kuqe! Në Durrës, Vlorë e Pogradec, ende zona me ujë shumë të ndotur

04/06/2021 19:44

Ky kanal i ujërave te zeza sipas monitorimeve të bëra nga Agjencia Evropiane e Mjedisit e ka kthyer plazhin e plepave ne Durrës në zonë të kuqe për shkak të ndotjes.

Ky këtu është një kampion uji që Agjencia Europiane e Mjedisit ka marrë në plazhin prapa plepave. Ajo e cilëson këtë plazh si me cilësi shumë të dobët që do të thotë se në ujin pas nesh ndodhen baktere shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Zona të tjera të kuqe në Shqipëri për shkak të ndotjes janë Plazhi ne zonën e Currilave ne Durrës, Plazhi i Marinës në Vlorë, si dhe plazhi i Ohrit në Pogradec.

Nga 119 pikat e monitoruara në Shqipëri, rreth 75% e ujërave vijnë me cilësi të shkëlqyer, 17.6% e tyre me cilësi të mirë, ndërsa 1.7% mbushin me vështirësi kushtet.

Edhe pse nga viti 2015 Shqipëria vjen me përmirësim për ujërat e ndotur, përsëri mbetemi mbrapa vendeve fqinje si Greqia dhe Kroacia dhe për këtë duhet ndërhyrja e organeve kompetente.

Bashkia lokale dhe qeveria qendrore duhet të bashkëpunojnë më mirë pir të menaxhuar mbetjet ujore por duket se kjo nuk është marrë në konsideratë dhe kanali i ujërave të zeza vijon të derdhet lirshëm në det.

Kur uji klasifikohet me cilësi të”dobët”, agjencia shpjegon se duhet të bëhet ndalimi i larjes ose këshillimi kundër tij, dhënia e informacionit për publikun dhe ndërmarrja e veprimeve të përshtatshme korrigjuese, gjë e cila nuk duket se ndodh në plazhet tona.

Cilësia e plazheve në Shqipëri

75.6% Cilësi e shkëlqyer
17.6% Cilësi e mirë
1.7 % Mjaftueshëm
4.2% Cilësi e dobët

Plazhet me cilësi të dobët

2015 – 39.1 %
2016 – 14.1 %
2017 – 11.8 %
2018 – 9.3 %
2019 – 5.9 %
2020 – 4.2 %

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA