Është zhvilluar ditën e sotme në gjykatën e Lushnjes seanca për masën e arrestit të 57 vjeçarit Sofokli Shani i akuzuar për vrasjen e Rako Qorrit dhe plagosjen e djalit të tij Kejdi Qorrit mesnatën e 4 qershorit në fshatin Fier i Ri.
Shani është paraqitur në gjykatë i veshur me pantallona ushtarake dhe mbi koke ka hedhur një bluze për të fshehur fytyrën.
Në sallën e gjyqit Shani ka deklaruar se e ka kryer vrasjen në gjendje të dehur dhe nuk ka qenë i përgjegjshëm në momentin që ka kryer vrasjen.
Gjithçka ka lindur në moment dhe nuk ka patur debate në kohë të mëparshme. Armën e krimit Shani deklaroj se e kishte ruajtur që nga trazirat e vitit 1997.
Ai ka shprehur pendesën dhe i ka kërkuar gjykatës gjykim të shkurtuar kërkesë që sipas gjykatës është cilësuar e hershme pasi do të ketë seanca të tjera gjykimi dhe cilësoi të ligjshëm ndalimin dhe dha masën burg pa afat
Përsa i përket të shkuarës Sofokli Shani ka qenë i dënuar para viteve 90 pasi ka vrarë me thikë shokun e tij pas një zënke po banale për atë të lepujve dhe pëllumbave .
Për këtë vrasje Shani kishte kryer 15 vite burg ku ka dalë nga burgu në vitin 1992.
Përsa i përket gjendjes së Kejdi Qorrit momentalisht 31 vjeçari ndodhet në spitalin e traumës në Tiranë dhe sipas informacioneve të mara gjendja e tij paraqitet e përmirësuar.
Top Channel