Profesori Përparim Kabo ka paralajmëruar se së shpejti do të dëgjohen goditje për ministra, ish ministra apo drejtues të lartë të institucioneve të rëndësishme në Shqipëri.
Kabo ka folur në emisionin “Top Talk” në lidhje me drejtësinë dhe politikën duke thënë se ish kryeministri Berisha ka vendosur të ndjekë rrugën e duhur që i ndihmon të gjitha palët për shpalljen “non grata” nga SHBA.
Kabo: Shumë shpejt do të dëgjojnë goditje dhe nga ana tjetër, edhe ministra, edhe ish ministra, ish kryeministra, ish drejtues të lartë të institucioneve më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë.
Kjo nuk është çështje individuale siç kërkojnë ta etiketojnë disa si një sulm i pabesë i sajuar nga Tirana dhe i manipuluar nga lobe të caktuara në SHBA për të degraduar ish presidentin dhe ish kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.
Vetë Berisha ka ndjekur një rrugë që i ndihmon të gjitha palët. Ai vendosi ta zgjidhë në Francë sepse sipas tij është shpifur dhe denigruar personaliteti i tij. Në fakt, vendimi është institucional dhe i shpallur nga drejtuesi më i lartë i DASH. Motivimi përbën në vetvete shprehjen e vlerësimeve dhe akuzave për gabime dhe krime të rënda që zgjidhen në Gjykatë Penale në Republikën e Shqipërisë.
Top Channel