Një vend për parkimin e makinës është shitur së fundmi për shifrën rekord prej 1.3 milionë dollarë (HK$ 10.2 milionë) në Hong Kong.
Hapësira është një nga disa pika të shitura në një rezidencë ultra-luksoze në zonën ‘The Peak’ të qytetit.
Rezidenca Mount Nicholson ka pamje nga porti Victoria Harbour i qytetit dhe mban disa nga banesat më të shtrenjta të kontinentit aziatik.
Hong Kong është një qytet shumë i mbi populluar, si për të jetuar ashtu dhe për të parkuar makinën, prandaj çmimet arrijne shifra marramendëse.
Qendra globale financiare shfaqet shpesh ne listat e vendeve më të shtrenjta për të jetuar.
Edhe rekordi i mëparshëm për çmimin e një vendi parkimi ishte regjistruar gjithashtu në Hong Kong, i shitur për $980,000 në vitin 2019, sipas agjencisë Bloomberg.
Ashti si shumë qendra të tjera botërore, Hong Kong ka krijuar një treg mjaft spekulativ për pronat e patundshme. Muajt e fundit një shtëpi në zonën ekskluzive Peak, ishte dhënë me qera për $210,000 në muaj.
Top Channel