Profesori Përparim Kabo ka folur në “Top Talk” për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA duke thënë se mund ti drejtohet SPAK për të parashtruar akuzat dhe dokumentet që ka në dispozicion DASH.
Në fjalën e tij, Kabo përmendi rastin kur i zgjidhte në Gjykatë cështjet e korrupsionit kur ishte president dhe për këtë përmend rastin kur kreut të opozitës në vitet ’90 iu hoq mandati i deputetit dhe u dënua me 14 vite burg.
Kabo: Vetë Berisha ka ndjekur një rrugë që i ndihmon të gjitha palët. Ai vendosi ta zgjidhë në Francë sepse sipas tij është shpifur dhe denigruar personaliteti i tij. Në fakt, vendimi është institucional dhe i shpallur nga drejtuesi më i lartë i DASH. Motivimi përbën në vetvete shprehjen e vlerësimeve dhe akuzave për gabime dhe krime të rënda që zgjidhen në Gjykatë Penale në Republikën e Shqipërisë. Pra Berisha e ka të gjithë mundësinë ligjore që çështjen ta çojë në SPAK dhe atje të parashtrohen akuzat dhe dokumentat që vë në dispozicion në atë që DASH e quan një dosje e trashë me dokumenta për këto veprimtari për të cilat akuzohet.
Dyrnjaja: Ju nënkuptoni që Berisha duhet t’i drejtohet vetë këtyre institucioneve ligjzbatuese për tu hetuar nëse është i pastër apo e kuptova gabim?
Kabo: Nëse për nderin e vet bën gjithçka, le ta bëjë në Gjykatë. S’ka pse ta bëjë media dhe të ngrihet një valë pro dhe kundra. Nëse ngrihet një akuzë, zgjidhet në Gjykatë. Vetë Berisha kur ka qenë president, çështjet e korrupsionit i ka zgjidhur në gjykatë. Të mos harrojmë që me vendim parlamenti në hyrje të viteve ’90 për shpërdorim detyre dhe përfitime të të tretëve ju hoq mandati i deputetit kreut të opozitës të asaj kohe dhe ai u dënua me 14 vjet burg.
Top Channel