Burri shtyn të dashurën drejt vdekjes nga ballkoni, më pas hidhet edhe vetë (fotot)

04/06/2021 16:50
Alarmi u dha rreth orës 4.30 të mëngjesit të së enjtes dhe shërbimet e emergjencës erdhën me nxitim

Në një episod të rëndë vrasje-vetëvrasjeje në Spanjë, një turist besohet se ka shtyrë drejt vdekjes partneren e tij duke e hedhur nga ballkoni i katit të katërt, dhe më pas ka kërcyer edhe vetë.

Detektivët në Ibiza thanë se ende nuk ka zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë të rezortit Torre del Mar Hotel i cili zakonisht frekuentohet nga britanikë.

Alarmi u dha rreth orës 4.30 të mëngjesit të së enjtes dhe shërbimet e emergjencës erdhën me nxitim në hotelin me katër yje.

Çifti i vdekur përshkruheshin si një maroken 26-vjeçar dhe një vajzë 22-vjeçare me qytetari të dyfishtë spanjolle e italiane.

Asnjë prej viktimave nuk është emëruar nga autoritetet.

Raportimet thonin se çiti po qëndronin në një dhomë në katin e katërt dhe kishin nisur të debatonin ashpër para të ndodhte tragjedia.

Detektivët thane se po vazhdojnë hetimet e tyre.

FOTO GALERI
1/3
Një turist besohet se ka shtyrë drejt vdekjes partneren e tij duke e hedhur nga ballkoni i katit të katërt, dhe më pas ka kërcyer edhe vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA