Bashkia Tiranë rimerr zyrat e FRD-së pa incidente, Ilir Meta dhe Lulzim Basha “fshihen” pas fushatës

04/06/2021 11:05

Bashkia e Tiranës ka rimarrë dje zyrat e Frymës së Re Demokratike, te cilat ia kishte dhene me qera, pa asnje incident. Ndryshe nga tonet e larta, madje edhe kërcënuese nga Presidenti Ilir Meta gjatë fushatës elektorale, ajo që ra në sy dje ishte se Kreu i Shtetit nuk u shfaq fare e as nuk bëri ndonjë deklaratë, duke treguar qartësisht se konflikti i krijuar per zyrat e FRD-se ishte fals, i duhej dhe i sherbeu Ilir Metes për te krijuar nje situate konfliktuale para dhe gjate fushates zgjedhore.

Edhe kreu i PD, Lulzim Basha, që u përfshi në këtë konflikt pa kuptim, duke ndjekur nga pas Meten si një vasal i tij, zgjodhi këtë herë heshtjen, duke treguar se pas zgjedhjeve kjo çeshtje nuk kishte më interes as per te.

Kryebashkiaku Erion Veliaj la afat javën e parë të Qershorit për lirimin vullnetar të ambienteve dhe gjatë ditës së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit te sotem, zyrat e FRD u zbrazën pa asnjë rezistencë fizike nga Sali Shehu dhe Ilir Meta.

Sipas ligjit, vetëm partitë që kanë mbi 1% të votave apo të paktën 1 deputet ne Parlament, Bashkia mund t’u siguroje zyra per selite e tyre, ndërkohë që FRD nuk kishte as 1% të mbështetjes qytetare dhe as 1 deputet.

Që prej vitit 2013, me anë të një VKM-je të miratuar nga vetë ish kryeministri Sali Berisha, godina në të cilën Fryma e Re Demokratike ka pasur selinë e saj është në pronësi të Bashkisë së Tiranës. Ajo përdoret nga kjo e fundit për të ofruar një sërë shërbimesh ndaj qytetarëve. Në këtë godinë, ndodhen zyrat e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit (AMK), disa sektorë të burimeve njerëzore, si dhe disa zyra të drejtorisë juridike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA