Autobusi pëson defekt, gruaja hidhet jashtë për të shpëtuar. Niset me urgjencë në spital
04/06/2021 22:09
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur, mbrëmjen e sotme, në afërsi të Llixhave në Banjë, të Elbasanit.
Mësohet se një grua është hedhur nga autobusi dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj. Raportohet se gruaja ka qenë duke u kthyer nga puna, pasi punonte në një hotel në Llixhë dhe është hedhur nga autobusi nga frika, pas një defekti që ai kishte pësuar.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.
Top Channel