Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në burg ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxhën e cila u arrestua pak muaj më parë pasi u kap në flagrancë gjatë seancës gjyqësore, teksa po lironte një të dënuar për vrasje. 

Gjyqtarja ka kërkuar lirimin duke theksuar se do të kujdeset për fëmijët e saj.

“Më lironi të kujdesem për fëmijët”,  është shprehur ajo.

Kujtojmë se ish-gjyqtarja e Krujës u arrestua nga SPAK pas operacionit të zhvilluar në Gjykatën e Krujës, teksa po lironte një tjetër të dënuar.

Mes të dënuarve janë edhe sekretarja e Gjykatës, Emanuela Mallkuçi, eksperti shëndetësor dhe avokati Aldo Tabaku të cilët në bazë të një skeme të mirëfilltë kriminale  lironin të dënuarit.

Emri i gjyqtares lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa.

Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkoi nga detyra Hoxhën më 17 mars, e akuzuar se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm.

Hoxha ka kërkuar 4 herë ndryshim të masës së sigurisë dhe lirimin e saj, ndërkohë që secila prej tyre është rrëzuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA