Aksident i rëndë në Vlorë/ Makina përplas dy vajzat e mitura pamjet kur qytetarët u japin ndihmën e parë

04/06/2021 12:50

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në në rrugën “Ali Demi” në Vlorë, ku janë përplasur nga një makinë dy vajza të mitura.

Kanë qenë qytetarët që u kanë dhënë ndihmën e parë, dhe më pas janë dërguar në spitalin e Vlorës. Autori A. I., 42 vjeç është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Sipas gazetarit të Top Channel, Mikel Marsi të miturat rreth 14 vjeç janë me fraktura në trup.

Top Channel ka siguruar pamjet, ku qytetarët u kanë dhënë ndihmën e parë të miturve.

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA