Analisti Andi Bushati i ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel ka thënë se helmi më i ndyrë që mund t’i hidhet opozitarizmit në Shqipëri është ai se mund të ketë zgjedhje të parakohshme.
Sipas Bushatit, Basha do të fitojë zgjedhjet në parti dhe do të humbasë sërish në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 2025. Më tej ai shtoi se pas humbjen Basha do të ketë sërish të njëjtin artikulim “zgjedhjet mi vodhën”.
Mendon zoti Bushati se mund të ketë zgjedhje të parakohshme në Shqipëri?
Bushati: Është helmi më i ndyrë që mund t’i hidhet opozitarizmit në Shqipëri. Basha e bën për herë të shtatë. Opozita s’ka më këtë problem. E kemi duruar Ramën për 8 vite dhe është lumturi të besojmë që mund ta rrëzojmë pas 4 vitesh. Do presim dhe katër vite.
Basha do fitojë këtë zgjedhje, do presë 2025 si Çeço do ta humbi 2025 dhe do thotë prapë mi vodhën dhe këta që i thanë përgatitu për 2025 do shikojnë se kush është i dorëzuari.
Top Channel