Vrasja misterioze e Evgjeni Baxhos, në trupin e së cilës iu gjetën simbole të dyshimta në trup kanë ngritur një sërë teorish konspirative. Nëse ajo është kryer nga një person i sekteve, vrasës që kryen rituale apo bëhet për shkak të ndonjë mesazhi drejtuar familjarëve të saj.
Alfred Cako i ftuar në studion e “Breaking” në Top News, thekson se simbolet mbi trupin e viktimës lidhen me faktin e ndonjë mesazhi të fortë që i kanë dhënë vrarësit njerëzve të saj apo familjarëve.
“Vrasja mund të lidhet dhe me faktin se ka një çështje të pa mbyllur për trashëgiminë me palën, që është lënë e hapur, duke i dhënë një mesazh kërcënimi që mos u ngatërroni, por mund të kenë probleme me shtëpinë si pronësinë”, theksoi Cako.
Sipas tij, shenja sfurkut tregon fuqinë e personit që ka kryer vrasjen, duke iu treguar atyre se është i paprekshëm.
“Sfurku tregon fuqi, shëndet, e siguri d.m.th që personi që e ka bërë këtë iu thotë se nuk kemi se çfarë të bëni se jam i fortë. Ndoshta unë jam i gabuar. Atje janë ato germa është një gërma A është poshtë një J, mund të lexohen nga e majta në të djathtë ose e kundërta. J, G, A, besoj se janë mesazhe”, tha Cako./shqip
Top Channel