Analisti Kreshnik Spahiu ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Partinë Demokratike, ku thekson se Basha në fushatë ofroi një mandat të limituar për kryeministrin në fushatën e tij, ndërsa vetë kërkon që të qëndrojë më shumë mandatë se 3 apo 4.
I ftuar në emisionin “Open”, në Top Channel, Spahiu u shpreh se një parti që lindi si pro amerikane nuk mundet që një lider t’i shkatërrojë marrëdhëniet me Amerikën dhe të bëjë aleancë me Monikën. Sipas tij kjo është e rëndë për PD-në dhe është burim i frymëzimit për anti-amerikanizmin.
Spahiu: Ai ofron fushatë dhe një mandat të limituar dy mandate për të zgjedhurit dhe vetë do të rrijë pa kufi 3,4,5 mandate si kryetar partie. Për çfarë standardi flet kur ai zgjedhjet e 13 qershorit po i bën më i preftë se zgjedhjet e 25 prillit.
Në kauzën për demaskimin e zgjedhjeve të vjedhura dhe të manipuluara ai sërish ka dështuar. Ka shkuar me 100 thasë me kuti dhe letra në KAS dhe nuk kanë argumentuar dot vjedhjen.
Një parti që erdhi dhe lindi si një parti pro amerikane nuk mundet nga një lider të shkatërrojë marrëdhëniet me Amerikën dhe të bëjë aleancë me Monikën. Kjo është e rëndë për PD-në dhe është burim i frymëzimit për anti-amerikanizmin.
Në këto zgjedhje që kemi me 13 qershor jam munduar të komunikoj me kandidatë nuk mund të ketë zgjedhje të Bashkës me këta. Ose Basha duhet të largohet mëngjesin e 13 qershorit ose këta. Këta edhe janë flamurtarë për dorëheqjen e Bashës dhe pastaj futen në zgjedhje me Bashën. Kjo nuk qëndron.
Top Channel