Rreth 34 mijë maturantë iu nënshtruan sot provimit të parë të gjuhës së huaj. Testi u zhvillua në 208 qendra provimesh.
Ata janë shfaqur të gëzuar ndërsa kanë dalë pas përfundimit të provimit të gjuhës së huaj.
Më pas në 7 qershor vijohet me gjuhën shqipe dhe letërsinë, matematika në 11 qershor dhe e përmbyllin me testin e lëndës me zgjedhje në 15 qershor.
Ndërkohë që maturantët mbarojnë provimet, një ditë më pas nis testimi për 31 mijë nxënësit e klasave të 9-ta. 3 provimet e lirimit, gjuha shqipe, matematika dhe gjuha e huaj do të zhvillohen nga 16 qershori deri në 25 qershor.
Edhe këtë vit, veç rregullores së maturës, nxënësit duhet të zbatojnë masat anti Covid, distancën dhe mbajtjen e maskave gjatë kohës së provimit.
Top Channel