SHBA i shpall luftë korrupsionit, Kim: Do të ndërmarrim më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar

03/06/2021 22:58

Pasi Presidenti i SHBA, Joe Biden vendosi zyrtarisht luftimin e korrupsion si një përparësi themelore të interesave të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara., vjen edhe reagimi i Ambasadores Kim.

Përmes një postimi në ‘twitter’ Kim shkruan se qeveria amerikane do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar dhe organizatave kriminale.

Ambasadorja shkruan më tej se hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

Postimi i plotë i Ambasadores Kim:

“Presidenti Biden vendosi sot zyrtarisht luftimin e korrupsionit si një interes thelbësor i sigurisë kombëtare të SHBA. Prandaj, qeveria e SH.B.A.-së do të ndërmarrë më shumë hapa për të kërkuar llogari ndaj individëve të korruptuar, organizatave kriminale transnacionale dhe të tjerëve. Hapat do të përfshijnë forcimin dhe ndërtimin e sanksioneve anti-korrupsion të synuara; forcimi i veprimit të zbatimit të ligjit; dhe rritjen e mbështetjes për shoqërinë civile, mediat, organet shtetërore dhe lokale, partnerët ndërkombëtarë dhe aktorët e tjerë të mbikëqyrjes dhe llogaridhënies”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA