Rrëzohet nga lartësia dhe dëmtohet rëndë 17-vjeçari në Sarandë, niset me urgjencë drejt Tiranës
03/06/2021 17:40
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Sarandë.
Policia informon se një 17-vjeçar është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga një ndërtesë teksa ishte duke kryer punime hidraulike.
Ngjarja ka ndodhur në Ksamil, teksa shtetasi K.K., do të dërgohet me urgjencë në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel