08/11 11:47
Pjesë e rendit të ditës së Kuvendit të ditës së sotme është diskutimi i raportit për Dokumentet e Ish-Sigurimit..
Deputeti Myslim Murrizi është shprehur se vijojnë të jenë akoma pjesë e administratës publike dhe në poste të rëndësishme anëtarë të Sigurimit të Shtetit të kohës së komunizmit.
Ai gjithashtu ka hedhur akuza se kanë qenë kryeministra e presidentë të vendit, të cilët i kanë shërbyer komunizmit.
“Presidentë e kryeministra të pistë të Sigurimit të Shtetit, ata janë ulur këtu, në karriget e Kuvendit, por pak kanë kurajë t’i përplasin ën fytyrë. Edhe studio TV drejtohen nga anëtarë e Ish-Sigurimit të Shtetit”, tha Murrizi gjatë fjalës së tij.
Top Channel