Dy shtetas nga Prishtina janë arrestuar sot nga policia kufitare e Morinës, pasi në automjetin me të cilin po udhëtonin, iu gjet një sasi droge, e dyshuar kanabis.
24-vjeçari me iniciale R.R. dhe 25-vjeçari me iniciale A.A. do të hetohen nga Prokuroria e Kukësit për trafikim lëndësh narkotike.
Njoftimi i policisë:
Tentuan të kalojnë kufirin më lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
R. R., 24 vjeç dhe A. A., 25 vjeç, banues në Prishtinë.
Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Audi”, me të cilin udhëtonin shtetasit R. R. dhe A. A.
Gjatë kontrollit të kryer në vijën e dytë, në automjet u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim.
Top Channel