Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim pune me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, gjatë vizitës zyrtare në Ankara.
“Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një berthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit”, tha Manastirliu.
Gjatë takimit dypalësh, u vendosën afate konkrete të bashkëpunimit në sektorin farmaceutik, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së këtij shërbimi.
“Një takim i frytshëm në Ankara me Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, dr. Fahrettin Koca, për të çuar përpara axhendën e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë.
Diskutuam për ecurinë e Spitalit Memorial në Fier, bashkëpunimin mes stafeve të përbashkëta dhe forcimin e shërbimeve klinike spitalore, si një berthamë e transferimit të dijes dhe teknologjisë, e cila do të zhvillohet sipas një plani veprimi afatmesëm, për të siguruar më shumë shërbime cilësore qytetarëve. Një model i ri menaxhimi që duam ta transferojmë edhe në spitalet e tjera të vendit.
Vendosëm së bashku afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes dy Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik”, shkruan Manastirliu.
Top Channel