Deputeti i opozitës, Myslim Murrizi tha në parlament se, në shumë institucione publike shërbejnë persona të cilët kanë qenë bashkëpunëtor të ish-sigurimit të shtetit.
Ai paralajmëroi se edhe në parlamentin e ri që mblidhet këtë shtator, do të ulen disa të zgjedhur, të cilët kanë qenë pjesë e armatës të ish-sigurimit të shtetit.
Pasi tha se PS nuk ka asnjë merak për këtë çështje, i pari grupit parlamentar socialist Taulant Balla, tregoi se reforma e re elektorale në shtator do të përfshijë edhe këtë aspekt.
Këto deklarime, Muslim Murrizi dhe Taulant Balla i bënë, ndërkohë që zonja Gentiana Sula kreu Autoritetit për informimin mbi dosjet e ish-sigurimit të shtetit i lexoi parlamentit raportin vjetor të këtij institucioni.
“Janë evidentuar 160.000 bashkëpuntor të sigurimit. Nga lista e deputetëve të kësaj legjislature 2% bashkëpuntor”, tha ajo.
Top Channel