E ndoqën deri në katin e 5/ Ekzekutohet para derës së shtëpisë Shkëlzen Velaj

03/06/2021 12:17

Vlora u trondit në mesnatë nga një tjetër atentat. Viktimë mbeti Shkelzen Velaj vëllai i të cilit ishte vrarë 6 vjet më parë në konflikt me fisin Llanaj.

43 vjeçari po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit. Ai u përpoq tu shmangej duke u larguar me vrap nga makina e ndezur drejt apartamentit në katin e pestë. Por ndërsa hapte derën është qëlluar me një breshëri kallashnikovi.

Familjarët e dërguan në spital ku nuk mundi t i mbijetojë plagëve. makina e autorëve një bmv pa targa është gjetur e djegur në fshatin Babicë. 4 persona janë shoqëruar arma e përdorur e tipit kallashnikov është gjetur në makinën e djegur, ndërsa në Vlorë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm forcat RENEA.

Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona dhe pista që po hetohet është ajo e hakmarrjes. Vëllai i viktimës Ardi Veliaj kishte mbetur i vrarë në 7 prill të vitit 2015, në një masakër në kazino ku pas një sherri u vranë bashkë me të dhe Albi Limaj, e Haki Rakipi. Policia arrestoi atëherë si autorë të masakrës Aleksandër Llanaj, Ani Begaj dhe Bertil Aliaj. Aleksandër Llanaj, , u dënua me burgim të përjetshëm ndërsa Ani Begaj dhe Bertil Aliaj u dënuan me nga 35 vjet burg në mungesë.

Ashtu siç pritej, ato vrasje ndezën një seri atentatesh për hakmarrje. Policia dyshon se një nga fiset e përfshira në ngjarje ka marrë hak ndaj Erven Hysenit, ish-pronar i një televizioni lokal në Vlorë. Ai u qëllua për vdekje më 24 maj të vitit 2017.

Plumbat e atentatit kanë vrarë edhe Roland Saliun, drejtuesi lokal i OSHEE-së. Pas 5 muajsh, hakmarrja do të vijonte në rrugën “Transballkanike”.

Më 1 tetor të vitit 2017 janë plagosur Ferdinand Llanaj, së bashku me Dritan Begaj, ndërsa u plagos edhe një i mitur. Më 14 janar të vitit 2019 ndodhi plagosja e Mikel Mehmetaj. Ai njihej për lidhje me fisin Llanaj. Sërish policia gjeti vetëm një automjet të djegur. Atentati i fundit në Vlorë, sërish sipas burimeve nga policia, dyshohet se ka lidhje me serinë e vrasjeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA