Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit/ Valteri: A ka dosje VIP? Sula: Ne s’bëjmë ‘gjueti shtrigash’

03/06/2021 12:54

Pjesë e rendit të ditës së Kuvendit të ditës së sotme është diskutimi i raportit për Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Ndërsa kryetarja e  Autoritetit për Informim mbi dosjet e Sigurimit të Shtetit, Gentiana Sula informoi mbi raportin, deputeti halit Valteri i është drejtuar me pyetjen nëse ka dojse VIP mes tyre.

Ai tregoi se në karriget e kuvendit janë ulur persona që kanë persekutuar shqiptarë.

Çfarë quhet dosje VIP? Janë politikanët që mbajnë funksione. Nga ajo karrigia e deri tek e fundit janë ulur njerëz që kanë persekutuar shqiptarë që kanë burgosur shqiptarë. A do të publikohen emrat e tyre? A ka dosje VIP apo janë zhdukur, se kemi pasur kryeministër që ka dalë dëshmitar në gjyq për të burgosur njerëz”, tha ai.

“E gjithë shoqëria pati një hov të madh me krijimin e shoqatave, ka pasur një lëvizje. Sot po t’i pyesësh se kush është një desidente si Mysine, dihet. Edhe vetë mbledhja e dëshmive, meqë e kemi në ligj, që për çdo dosje duhet të pyesim familjet, edh marrja e dëshmive, dhënia zë, nxjerrja e fotove të tyre, mendoj se ka ndikuar. Ka pasur 150-160 mijë persona në listën e bashkëpunëtorëve. Ka edhe punëtorë të sigurimit, që kanë enë duke ruajtur digën për shembull. Duhet para hap pas hapi, se sa ndarja në të keq dhe në të mirë. Ju folët për dosjet VIP. Ne nuk bëjmë ‘gjueti shtrigash’; ka dy mënyra, familjar ka të drejtë që të njihet me dosjen”, tha Sula.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA