Analisti Andi Bushati ka komentuar në “Open” nëse Lulzim Basha dhe Partia Demokratike do të pranojnë mandatet e zgjedhjeve të 25 prillit dhe do të futen në parlament.
Bushati thotë se lëvizjet e Bashës janë në dorën e ambasadorëve, të cilëve thotë se i përgjigjet në çdo moment.
“A do hyjë Basha në parlament? Varet sa do ta ngrenë për veshësh ambasadorët. Po e ngritën ambasadorët për veshësh që t’i thonë “futu në zyrë, shpejt futu në zyrë”, iku me vrap ai, u fut në zyrë. Është film i parë, prandaj them nuk na çon asgjëkundi se është film i parë me fishkëllimën e parë të një ambasadori merr malet ai, nuk ka shqetësim opozitar”, tha Bushati.
Ndërsa Gjekmarkaj tha që nëse Basha do të kishte frikë nga ambasadorët, nuk do i kishte marrë vendimet që ka marrë deri tani.
Top Channel