Vrasjet që kanë ndodhur ditët e fundit kanë tronditur vendin tonë pasi janë kryer edhe para syve të fëmijëve, dëshmitarëve edhe kamerave të sigurisë.
Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar në emisionin “Open” se është tepër shqetësues fakti që prokuroritë kanë ngritur duart nga qielli dhe nuk po zbardhin dot ngjarje që janë në formën e pushkatimit.
Hoxha shton se këto vrasje tregojnë etjen e njerëzve për të marrë hak ose për të dhënë mesazhe të ndryshme.
Anila Hoxha: Në disa qytete si Vlora dhe Elbasani, po vijnë nga përplasje jashtë vendit për trafikun e drogës. Në Vlorë po eliminohen disa persona në kohën kur ka fushatë ndaj kultivimit të kanabisit. Ajo që më shqetëson është dështimi total i prokurorive, të cilat kanë ngritur duart nga qielli, janë dorëzuar dhe nuk kanë zbardhur ende ngjarje që janë në formën e një pushkatimi publik.
Nuk frenohen para fëmijëve dhe grave, por edhe kur janë të sigurt që ka kamera sigurie, ka shumë sy njerëzish që shikojnë dhe kjo tregon etjen e njerëzve për të marrë doemos hak ose për të dhënë mesazhe për llogari të prishura ose gjoba të vendosura.
Top Channel