Vdekja e mistershme e Evgjeni Baxhos/ Gazetarja Hoxha: Personi i fundit që e takoi është i riu nga Tirana, telefonata e ngriti me urgjencë nga tavolina

02/06/2021 22:26

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje për vrasjen e 23-vjeçares Evgjeni Baxho, në trupin e së cilës u gjetën disa simbole që nuk dihet çfarë kuptimi kanë.

Në emisionin “Open”, Hoxha tha se do të bëhet ekspertiza në rrjetet e saj sociale ndërsa kontakti i fundit i saj ishte një 28-vjecar me të cilin punonte dhe qëndroi për 10 minuta në kafene.

“Vdekje është  shkaktuar nga tromboza, por pritet dhe vendimi i ekspertizës nga telefonat celularë dhe një laptop, nga përmbajtja e të cilëve mund të zbardhet diçka lidhur me mesazhet e mundshme që ka shkëmbyer.

Janë marrë dëshmi nga personat e fundit që kanë kontaktuar së fundmi me të. Ajo punonte në një kompani telefonike dhe personi i fundit që besohet se e ka takuar është një i ri nga Tirana që ka treguar miqësinë e rastësishme me të dhe telefonatën për të ditur pse nuk ishte paraqitur në punë prej 10 ditësh.

Ai tha se ishte një vajzë e qetë, dhe e kishte ftuar për kafe, por qëndroi vetëm 10-15 minuta, pasi vajza ishte çuar me shpejtësi nga kafja pas një telefonate që rezultoi të ishte i tezes.

Po vëzhgohen edhe komunikimet e saj në Facebook, ndërsa është marrë dëshmia e mjekut për shkak të disa recetave të gjendur në dhomën ku qëndronte me qira. Deri tani, ekspertët e kanë të pamundur të interpretojnë simbolet në trupin e saj”, tha Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA