Këshilli i lartë i gjyqësorit ka shqyrtuar menjëherë kërkesën e inspektoratit të lartë të drejtësisë për ta pezulluar nga detyra menjëherë magjistraten Enkelejda Kapedani, gjyqtare në gjykatën e Elbasanit.
Kërkesa e inspektoratit u bë se pas verifikimeve ka dyshime se me veprimet e saj ajo ka cënuar figurën e magjistratit me videot e hedhura në tik tok.
Mesditën e sotme KLGJ futi në rend dite dhe caktoi relatorin e kësaj çështje dhe vendimi për pranimin ose refuzimin e kërkesës për pezullim do e japë jo më vonë se data 7 qershor.
Gjykatësja Enkelejda Kapedani, kishte realizuar disa video aspak etike për detyren e saj edhe në ambjentet e zyrës në gjykatën e Elbasanit.
Gjykatësja ndërkohë është në një tjetër hetim që ka të bëjë me lirimin nga burgu të Viktor Ymerit dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje.
Ymeri ndërkohë është sërish i arrestuar si i dyshuar për një tjetër ngjarje kriminale. Kërkesa për hetimin e këtij rasti është bërë nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj, e cila pas publikimit të videove në tik tok kërkoi edhe verifikim të pasurisë së gjyqtares Enkelejda Kapedani të cilës ende nuk i ka ardhur radha për të kaluar në procesin e vettingut.
Top Channel