Spitali “Shefqet Ndroqi” do t’i rikthehet normalitetit dhe pacientët e prekur me covid do të kalojnë tek spitali “Infektiv”.
Ky lajm i mirë vjen pas uljes së infektimeve dhe rritjes së të shëruarve nga ky virus i padukshëm.
Pas shumë muajsh me një numër të lartë të prekurish dhe vdekjesh nga koronavirusi, duket se po rikthehet normaliteti në vend.
Fillimisht u mbyllën spitalet rajonale COVID, më pas spitali COVID 4 që ndodhej në autostradën Tiranë-Durrës dhe COVID 3 në godinën e ish-Kirurgjive, në brendësi të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza.
Aktualisht ka 413 persona aktivë të prekur, ndërsa në spital po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 janë në terapi intensive. Tirana kryeson me numrin më të madh të rasteve aktive në vend, 143 të infekuar dhe pasohet nga Korça me 66 të prekur.
Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 2451 dhe i të shëruarve në 129,473. Deri më tani kanë rezultuar raste pozitive 132,337, ndërsa vaksinimi masiv vijon me Pfizer, Coronavac, Sputinc dhe Astrazeneca.
Top Channel