‘Rambo’ anti-pandemi i Belgjikës, kishte listën e 10-njerëzve për të vrarë, përfshi ish-gruan e avokatin e saj (fotot)

02/06/2021 21:49

Ushtaraku belg Jurgen Conings, tashmë i quajtur nga autoritetet “terrorist i të djathtës ekstreme” mbetet në arrati prej dy javësh, megjithese qindra ushtarë janë vënë në kërkim të tij që prej largimit nga kazermat më armë dhe raketa lëshues me vete.

Ekstremisti anti-kufizime i armatosur rëndë tashmë quhet nga mediat “Rambo i Belgjikës”, ndësa sot u zbulua se kishte hartuar një “listë të zezë” me 10 persona mes të cilëve përfshihen ish-gruaja e tij dhe avokatii saj.

Conings ka marrë me vete një arsenal armësh të rënda duke përfshirë raketa-lëshues anti-tank, pasi deklaroi se nuk donte të jetonte në një shoqëri të komanduar nga “politikanët e virologët” prandaj po i bashkohej “rezistencës”.

Në listën e zezë të ish-snajperit të ushtrisë, përfshihet eksperti kryesor i koronavirusit të qeverisë dhe ministri mbrojtjes së vendit.

46-kishte zbrazur llogarinë e tij prej € 3,000 para se të arratisej duke braktisur makinën e tij më 18 maj në parkun kombëtar Limburg, pranë kufirit me Holandën e Gjermaninë.

Rakleta-lëshuesit ishin gjetur në bagazhin e makinës së braktisur, por Conings, snajper me eksperiencë që ka shërbyer në Irak e Afganistan, ende nuk gjendet nga fushata e ushtrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA