Kaosi në Rinas/ Gjykata vendos detyrim paraqitje për dy kontrollorët
02/06/2021 12:47
Gjykata ka vendosur masën detyrim paraqitje për dy kontrollorët e Rinasit Armando Fezga dhe Muhin Mezinit.
Kujtojmë se këta të fundit i kanë ndikuar tek vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë në punë.
Kjo shkaktoi pasoja me mbylljen e kullës dhe aeroportit të Rinasit.
Kujtojmë se në një grup whatsappi të kontrollorëve janë gjetur biseda ku njëri prej tyre Klesti, shkruante që të “Mbyllnin Kullën”.
Top Channel