Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të mërkure në Fier.

Policia njofton se një 17-vjeçar, shtetasi me inicialet E.F., dyshohet se duke luajtur në banesën e tij është djegur aksidentalisht me një bombol oksigjeni.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Radostinë, ndërkohë që i mituri ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA