12-vjeçari dhe 14-vjeçarja me kallashnikovë, ‘luftojnë’ me forcat e policisë në SHBA

02/06/2021 21:24

Dy fëmijë në Florida të SHBA ishin larguar dje nga një shtëpi kujdesi, hynë me thyerje në një shtëpi dhe nisën të luftonin me forcat e policisë që erdhën në skenë, njoftuan sot autoritetet.

Djali 12-vjeçar dhe vajza 14-vjeçare besohet se gjetën armët brenda shtëpisë së zbrazur në zonën Enterprise në Florida, dhe me to nisën të qëllonin ndaj oficerëve të sherifit.

Vajza 14-vjeçare u qëllua dhe u plagos, pak pasi i kishte drejtuar armën oficerëve.

“Ndërsa djali 12-vjeçar, i armatosur me automatik AK-47, më në fund kishte ulur armën pas thirrjeve të policisë, dhe shpëtoi pa u plagosur,” thuhej në një deklaratë të sherifit.

Vajza u operua në spital dhe është në gjendje të stabilizuar. Asnjë nga oficerët e policisë nuk u plagosën në të shtënat e mbrëmjes së të  martës.

Fëmijët ishin larguar nga qendra e kujdesit të fëmijëve, e Kishës  Metodiste në Florida, tha sherifi.

Disa orë më vonë ata kishin hyrë me thyerje në një shtëpi. Kalimtarët kishin dëgjuar thyerjen e xhamave dhe raportuan te autoritetet.

Oficerët rrethuan shtëpinë dhe aty nisi të dëgjoheshin të shtënat nga shtëpia. Në shtëpi ata kishin gjetur një pistoletë, një kallashnikov dhe një masë të madhe municionesh.

Ata thanë se gjatë situatës prej 35 minutash, kishte pasur 4 episode shkëmbimi zjarri.

“Oficerët bënë gjithçka për shtensionimin e situatës, thuajse humbën jetën nga të shtënat e një 12 e një 14-vjeçareje”, tha sherifi.

FOTO GALERI
1/6
Dy fëmijë në Florida të SHBA hynë me thyerje në një shtëpi dhe nisën të luftonin me forcat e policisë që erdhën në skenë, njoftuan sot autoritetet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA