Me ardhjen e qeverisë Rama në pushtet, nisi aksioni kundër informalitet.

Kontrolle të befta nga grupet e ngritura enkas për këtë aksion në të gjithë Shqipërinë, gjoba dhe frikë. Këto pamje do të kishte e ashtuquajtura reforma për të ligjëruar ekonominë. Pikërisht këtu qëndron problemi.

Në pjesën më të madhe të kohës institucione të ndryshme u munduan ta gjenin problemin vetëm te situata oligopol e kompanive që ofronin kasat fiskale.

“Oligopolet në fushën e ofrimit të pajisjeve fiskale, mungesa e shtrirjes dhe kostot e internetit në të gjithë territorin e vendit, mungesa e njohurive bazë përsa i takon njohurive kontabël apo mënyrës së administrimit dhe njëkohësisht dhe mospërshtatja si duhet me madhësinë e biznesit. Për fat të keq politikat fiskale, jo konkretisht politika aktuale e fiskalizimit, që ka ndjekur shteti kanë bërë që biznesi i vogël të lindë dhe të vdesë i vogël, i mesmi i mesëm dhe i madhi i madh.

Dhe të gjitha nivelet e bizneseve të kenë një komponent informal e cila ndodh sipas klimës politike institucionale në vend. Në kohë fushate përkeqësohet performanca institucionale që do të thotë rritet informaliteti. Ose ndodh kriza, ka një pandjeshmëri të autoriteteve fiskale dhe rritje të arbitraritetit në nxjerrjen e detyrimeve siç ishte fshirja e llogarive personale në procesin e bllokimit për llogari të tatimeve apo pushtetit vendor që është edhe më represiv se sa tatimet.” u shpreh Zef Preçi, Ekspert ekonomie.

E megjithatë tatimet nuk ndaleshin.

Pavarësisht kësaj në 2017 të ardhurat buxhetore ndaj PBB-së u rritën vetëm 0,1%. Aksionet u përsëritën edhe në verën e 2019-ës.

Por, viti 2019 u mbyll me të ardhura buxhetore sa 27,4 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto, me rënie nga viti i mëparshëm. Po me rënie u mbyll edhe 2020. Në këtë vit të ardhurat buxhetore u regjistruan në 27,1 %. Borxhi public ishte 66,25% në 2019 dhe në 2020 borxhi publik shkoi në nivelin 77,8 %. Kurse ekonomia informale në Shqipëri është gati 40%.

Po ashtu qarkullimi i parave jashtë kanaleve bankare është më i larti në 20 vjet. Në fund të vitit 2020, sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, jashtë sistemit bankar qarkullonin 2.8 miliardë euro. Ky është niveli më i lartë që nga dhjetori 2008, kur u shënua një valë tërheqjesh të depozitave në atë kohë, si rrjedhojë e frikës së shkaktuar nga kriza financiare globale.

Kjo panoramë do të thotë se performanca fiskale është më e vështirë dhe njëkohësisht dora e zgjatur e qeverisë mbi biznesin ka propabilitet të rritet në emër të përpjekjeve për të mbushur arkën e shtetit.

“Dihet që kemi një informalitet shumë të lartë. Metodat tradicionale të luftimit se nuk është luftë në fakt, nuk ka dhënë rezultat. Kaloi në metoda të dhunshme që më tepër e ngriti temperaturën, e acaroi biznesin. Gjithçka që ngrihej ishet aksion, nuk duhet të përdoret fjala aksion. Kur ngrihej kështjella gjatë ditës, regjistroheshin me 10 e qindra biznese e të nesërmen shkonin në QKB të bënin çregjistrimin. Një shtet me informalitet kaq të lartë kurrë nuk i vjen informaliteti nga berberi, as nga kamarieri, as nga fermeri që shet sallatë në trotuaret e rrugëve tona, as edhe te një kupon tatimor që harron kamarieri të na i japi.

Shifrat e informalitetit janë të frikshme; ka faktorë politikë që ndikojnë, ka faktorë social, është edhe vetë faktori demografik i shoqërisë. Një popull që ka dhjetë vjetë me çanta e valixhe në krahë drejt aeroporteve dhe autobzuëve të Europës , të mos presim që të bëhet formal, që të stabilizohet, të zhvillohet, të investojë e të bëjë biznes në Shqipëri”, u shpreh Artur Papajani, Ekspert tatimesh.

Ekspertët mendojnë se lufta kundër informalitetit vetëm me instalimin e kasave fiskale dhe aksionet e herëpashershme duke e kapur biznesin në befasi me parregullsi duke i vendosur edhe gjoba, apo duke i pezulluar aktivitetin, nuk e ka vënë ekonominë në shinat e formalitetit.

Përkundrazi ka ndikuar që biznesi të gjejë forma dhe mekanizma të tjerë për të thelluar informalitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA