Përsëri Kina! Konfirmon rastin e parë njerëzor të një sëmundjeje të re!

01/06/2021 13:12

Qeveria e Kinës njoftoi se një person është prekur nga një variant i ri i gripit të shpendëve, H10N3, hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Pacienti, 41 vjeçar nga qyteti Zhenjiang, është shtruar në spital në 28 prill dhe është në gjendje të qëndrueshme, njoftoi Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetit, i cili insiston se infektimi është një transmetim aksidental midis specieve dhe se rreziku i përhapjes së kësaj sëmundjeje mes njerëzve, është i ulët”. Sipas Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara, gripi i shpendëve H7N9 ka infektuar 1,668 njerëz që prej vitit 2013. 616 prej tyre kanë vdekur.

Epidemia e fundit njerëzore nga gripi i shpendëve H7N9 ka ndodhur në Kinë nga fundi i vitit 2016 deri më 2017. Kina po përballet së fundi me një ripërtëritje të akuzave se Sars Covd 2 ka dalë nga laboratori i patogjenëve në Wuhan dhe se autoritetet atje u përpoqën ta fshihnin sëmundjen. Instituti i Virologjisë në qytetin ku nisi pandemia është një qendër hulumtuese e sigurisë së lartë, që studion patogjenet në natyrë, të cilat kanë potencial të infektojnë njerëzit me sëmundje të reja ekzotike dhe vdekjeprurëse.

Laboratori ka zhvilluar hulumtime të gjera për viruset që kalojnë nga lakuriqët e natës që prej shpërthimit të SARS-CoV-1, i cili nisi në Kinë, në 2002, dhe i mori jetën 774 personave në mbarë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA