Rrjeti social Instagram ka njoftuar se po ndryshon mënyrën e shpërndarjes së përmbajtjeve pas akuzave se ka kufizuar dhe censuruar postimet pro-palestineze gjatë konfliktit të fundit në Gaza.

Zyrtarët thanë se kishin preferuar “përmbajtje origjinale” në opsionin “stories” te rrjetit, për postimet ekzistuese apo të rishpërndara, dhe zotoheshin se tashmë do të trajtonin të gjitha postimet njëlloj.

Ata shtonin se sistemi aktual kishte shkaktuar “pasoja më të mëdha sesa pritej” por ky ishte një efekt anësor, sipas tyre, dhe jo një tentativë për të censuruar pikëpamje të caktuara.

Gjatë konfliktit të fundit dhe ofensivës izraelite mbi Gaza ku u vrane mbi 250 palestineze, mediat sociale u përdorën gjerësisht për të shprehur mesazhe mbështetjeje nga të dyja palët. Por shumica e mesazheve pro-palestineze ishin mes atyre të ri-shpërndara, të cilat sistemi gradualisht i eliminonte.

Zedhënësi i kompanisë tha se idea për t’i dhënë prioritet postimeve origjinale kishte si qëllim t’i jepte përdoruesve më shumë lajme për të ndjekur dhe se kompania besonte se ishin “më interesante se lajmet e rishpërndara”.

“Prandaj dukej sikur ne po censuronim lajme për çështje apo pikëpamje të caktuara, por nuk eshte e vertete,” tha zëdhënsi.

Ndryshimet vijnë në një kohë kur edhe përdorues të rrjetit Facebook hidhnin dyshime për mënyrën e paraqitjes së postimeve pro-palestineze për luftën në Gaza. Rrjeti Instagram është në pronësi të Facebook.

Mediat raportonin se gjatë konfliktit, postimet për Palestinën në Instagram shoqëroheshin me mesazhe paralajmëruese, ndërsa Financial Times tha se shumë punonjës të kishin ngritur shqetësime për censurimin e lajmeve pro-palestineze.

Instagram tha se ndryshimi do të kërkojë kohën e vet dhe nuk mund të jetë i menjëhershëm.

FOTO GALERI
1/3
Rrjeti social Instagram ka kufizuar dhe censuruar postimet pro-palestineze gjatë konfliktit të fundit në Gaza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA