Dhjetëra persona që mbajnë në duar flamurin serb sulmojnë Policinë e Kosovës në Mitrovicë
01/06/2021 19:43
Një incident ka ndodhur para pak çastesh tek Ura e Ibrit në Mitrovicë. Mediet fqinje shkruajnë se dhjetëra persona kanë sulmuar Policinë e Kosovës me fishekzjarrë.
Ende nuk dihen detajet e këtij sulmi, por sulmuesit shihen se janë duke mbajtur flamurin e Serbisë.
Disa nga këta serbë shihen duke tentuar të dalin edhe në pjesën jugore, pasi ofrohen deri në mesin e Urës.
Ndryshe Ura mbi lumin Iber, sigurohet nga forcat ndërkombëtare dhe Policia e Kosovës.
Top Channel