
23/02 09:45
Një burrë ka pranuar sot vrasjen e një modeleje 28-vjeçare, trupi i së cilës u gjet në lumin Severn në Britani.
24 vjeçari Charles Byrne, mohon të ketë vrarë Christina Rowe në shkurt të këtij viti, por ka pranuar akuzat e vrasjes nga pakujdesia.
I dyshuari u paraqit me lidhje video në gjykatën e Warwick nga burgimi, ku dhe mohoi tentativën e vrasjes ndaj një personi tjetër.
Policia kishte zbuluar trupin e modeles me origjinë filipinase Rowe më 10 shkurt.
Në kohën e vdekjes së saj një mike e vajzë tha për mediat: “Ajo ishte e mrekullueshme, një vajzë e fortë dhe e pëlqyer nga të gjithë”.
Ish-fqinji Bryn Ruff tha: “Ajo ishte e dashur, e sjellshme, ishte një britanike model.”
Gjykimi i te ndaluarit vazhdon.
Top Channel