Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar me strukturat e partisë së tij në Kurbin, Topojë dhe Mirditë.

Në fjalën e tij, Basha tha se rrugën drejt ndryshimit demokratët e kanë bërë së bashku dhe në një nga mënyrat më europiane. Po ashtu ai shtoi se së bashku me demokratët ai do ta çojë drejt fitores Shqipërinë.

Po ashtu Basha shtoi se dorëzimi përballë atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çojë në një përçarje, duke i ftuar të gjithë që të vendosin PD mbi veten e tyre.

Deklaratat e Bashës:

Kurbin

Një mirënjohje e falenderim nga zemra për të gjithë ju këtu në këtë sallë, për themeluesit, për qëndresëtarët, për intelektualët, për të rinjtë, për të rejat, për përfaqësuesit e forumeve tona, të rinisë, të Lidhjes Demokratike të Gruas, për ekipin tonë, për kandidatët, për deputetin e ardhshëm të Kurbinit në kuvendin e Shqipërisë dhe për të gjithë demokratet dhe demokratët e Kurbinit për një sakrificë dhe lodhje të jashtëzakonshme, por për një shembull që nuk harrohet e nuk do të harrohet kurrë që është rezultati juaj i 25 prillit që spikat perkunder masakrës zgjedhore, spikat si kap për kurajon që i dha demokratëve, për kurajon që i dhatë votuesve tuaj, votuesve tanë këtu në Kurbin dhe për shkollën që keni ngritur këtu në Kurbin me anë të cilës jam i sigurt do të bëjmë të mundur që ta bëjmë Kurbin shumë shpejt gjithë Shqipërinë.

Ndryshe për Shqipërinë sepse, jo sepse ishim në garë të pabarabartë, se atë e dinim prej fillimit, prej ditës se parë ne e dinim që do ishte një gare e pabarabartë. Edhe në momentin kur u firmos 5 qershori akoma pa e shkelur, prapëseprapë ju e dinit, unë j’ua thash drejtëpërdrejtë, jua thash permes medias që të firmosësh një marrëveshje me Edi Ramen apo të ndryshosh një ligj me Edi Ramën, s’ka pikë vlere se ai edhe ligjin e vetë e shkel, edhe ligjin e rënë dakord me ne do ta shkel dhe ashtu ndodhi. E ndryshoi edhe atë që ndryshoi, prapë e shkeli. Por ajo që Shqipëria përjetoi me 25 prill, është arrest kardiak i demokracisë sepse tjetërsimi i vullnetit të shqiptarëve nuk ndodhi në 1, 2, 3 apo 10 forma, por ndodhi në të gjithë format e mundshme. Dhe cdo ditë që kalon, në çdo qark që vizitoj, në çdo ekspozim që i bëhet fakteve del katalogu i plotë, i gjatë, i vjedhjes, blerjes, shantazhit, intimidimit, presionit të tre faktorëve. Një partie të korruptuar deri në palcë dhe qeveris që ajo ka, shkrirjes se strukturave shtetërore me atë parti dhe faktorit të krimit të organizuar dhe të oligarkisë që u bën njish për të tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve. Nga ana tjetër Partia Demokratike doli në këtë betejë, siç e dinë themeluesit dhe qëndrestarët mes jush, njësoj si në 91. Pa asnjë pushtet por me pushtetin me të madh që zoti mund t’i falë njeriut, me pushtetin moral, me pushtetin e zemrave, me pasionin dhe fuqinë për të ndihmuar njerëzit në aspiratën e tyre për ndryshim. Me shpresën e tyre se 25 prilli do t’i jepte fund jo thjesht lëngatës 8 vjeçare, por shume prej pikëpyetjeve dhe dilemave që i mbanin akoma peng. 25 prilli solli në fakt një ndryshim, e solli këtë ndryshim anembanë Shqipërisë, falë kësaj fuqie që ne projektuam, u rritëm, u bëmë më të mëdhenj por edhe pse beteja u luftua me energjinë më të madhe prapëseprapë regjimi me një ngushticë më të vogël se gjysma e votave të pavlefshme, për shkak të heqjes së emrave pasi shkurtoi listat, të tjetersoi vullnetin e zgjedhësve. Megjithatë kurbinasit dhe jo vetëm, demokratët anembanë vendit e kanë sot kokën lart për një arsye: se në këtë betejë ne hymë me një kauz morale dhe me këtë kauz morale dhe vetëm me atë kauz morale arritem të tërheqim një numër të madh shqiptarësh të cilët shperfillën blerjen e votës, shantazhi kriminal, shantazhin për bukën e gojës, shantazhin për vendin e punës, dhunën barbare që i trajton jo si të jenë kundërshtarë politik por si armiq, njësoj si në 45. Arritëm pra, përkundër të gjithave jo vetëm të ngrihemi në këmbë, por arritem diçka që pak forca politike e kanë arritur në këto kushte.

E kundërta mdodhi me ne dhe kjo për një arsye të vetme, për shkak të forcës që ne projektuam. Dhe kjo forcë ka dy burime: e para vlerat me të cilat kemi lindur dhe të cilave kemi qëndruar besnik. Shqiptarët na besuan se betejën po e bënim për ta, kurbinasit na besuan se betejën po e bënim për ta, jo për karrigen time, jo për karriget tuaja por për familjet e tyre dhe për fatin e tyre.

Vëllezër dhe motra, ne ndodhemi në një krizë politike e cila vetëm u thellua nga 25 prilli. Këtë e dimë të gjithë ne, e di dhe kundërshtari politik të cilit nuk i qesh buza sepse e di çfarë ka bërë, e ndaj është vërsulur me dy mënyra për të zbut krimin që ka kryer jo thjesht ndaj Partisë Demokratike, ndaj demokratëve por dhe Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe ndaj demokracisë. Mënyra e parë dhe e preferuar e tij, është ajo e diversionit. Diversioni kësaj radhe ka marrë formën e shtrirjes së dorës për bashkëpunim pa vija të kuqe. Përgjigjja është e qartë: të bashkëpunosh me autorin e masakrës zgjedhore, do të thotë të bëhesh bashkëautor i masakrës zgjedhore. Të bashkëpunosh pa vija të kuqe me njeriun që tjetërsoi vullnetin e shqiptarëve, që e ndaloi përkohësisht dhe dhunshëm shpresën e tyre për ndryshim, që futi demokracinë dhe vendin, siç e thash në një “arest kardiak”, do të thotë të bëhesh bashkëfajtor. Ndaj, përgjigjja ime ka qenë prej momentit të parë dhe mbetet e qartë: kryetari i Partisë Demokratike në detyrë dhe kandidati për kryetar të Partisë Demokatike, nuk e njeh rezultatin e tjetërsuar më 25 prill. Pa këtë nuk ka themel mbi të cilin mund të ndërtojmë aksion politik në dobi të Shqipërisë dhe shqiptarëve, por vetëm aksion që do të na çojë drejt humnerës, drejt zvogëlimit, drejt zhdukjes.

Ftesa ime për ju, kërkesa ime ndaj jush vëllezër dhe motra kurbinas është një dhe vetëm një, pa dorashka, pa zbukurime: Betejën ta çojmë deri në fund deri në rrëzimin e këtij regjimi. Kërkesa ime është të jemi në këmbë, ta mbajmë ndezur zjarrin që ndezëm, zjarrin e shpresës në zemrat e shqiptarëve që na ndoqën, në zemrat e kurbinasve që na ndoqën. Ta mbajmë ndezur këtë zjarr, ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë. Dhe kërkoj besimin tuaj, të vazhdojmë t’i primë kësaj beteje bashkë me ju e në krahun tuaj deri në fund. Jam thellësisht i prekur nga reagimi juaj, se vetëm në Kurbin mund çohen njerëzit në këmbë kur vjen e në platformë për t’u rizgjedhur, e ofertë për t’u rizgjedhur, ke vetëm t’u ofrosh më shumë betejë, më shumë përpjekje, kjo tregon se jam në mesin e njerëzve më fisnik, gardianëve të vërtet të demokracisë e të lirisë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ndaj, e kam konsideruar dhe e konsideroj një privilegj të rallë.

Tropojë

Së pari për qarkun e Kukësit në përgjithësi e për Tropojën në veçanti nuk mund t’i gjej fjalët e mirënjohjes për ato që keni bërë. Me këtë betejë që s’kishte asnjë lidhje me zgjedhjet demokratike. Sepse ketu siç e dimë fare mirë ka vite që revanshi i regjimit e ka kthyer atë që duhet të jetë përballje mes kundërshtarëve politikë në një hakmarrje të verbër primitive mbi ju, mbi familjet tuaja, mbi demokratët praktikisht pra, mbi shumicën dërrmuese të qytetarëve të këtij qarku e të kësaj bashkie. Por kundër kësaj me vlerat me të mira që kemi në zemër, me programin e zgjedhjeve më të qarta e të realizueshme që parashtuam para njerëzve pas vite konsultimi me ta e prekje të problemeve të tyre që kërkonin zgjidhje akute, pas besimit të patundur se në këtë betejë nuk ishim për karrigen time e për karriget tuaja por ishim për të ndyshuar fatin e tyre, të familjeve të tyre për të ndryshuar fatin e Shqipërisë.

E bëtë këtë dhe kusht me uzurpimin të bashkisë drejt sjelljes shtazarake të uzurpatorit i cili më keq se në 91-in, bënte presion të drejtëpërdrejtë jo thjesht përmes instrumentave të pushtetit vendor dhe instrumentave të pushtetit qendror, por duke shantazhuar dhe intimiduar edhe ata që vinin në takimet e Partisë Demokratike apo kamdidateve tanë.

Siç e dini fare mirë nën drejtimin tim dhe me vendimet e mia, janë ndërmarrë disa prej akteve më të paprecedentë në 30 viteve pluralizëm. Por nuk janë ndërmarrë as për veten time dhe as për fatin tuaj, janë ndërmarrë për ta çliruar Shqipërinë nga ky regjim. Djegia e mandateve kishte një dhe vetëm një objektiv: zgjedhje të parakohshme dhe shembjen një orë e më parë të një parlamenti të dalë nga një tjetër palë zgjedhjesh ilegjitime siç ishin ato të 2017-ës. Sot është e lehtë të rishkruash historinë sepse siç e thotë populli “të mençur pas Kuvendit e trima pas lufte ka boll”, por ne duhet të kujtojmë e duhet të jemi të vetëdijshëm se pa këto beteja do të shkonim duke u zvarritur drejt 25 prillit si bashkëfajtorë dhe si fasadave të regjimit dhe jo ballë për ballë regjimit dhe njësoj e bërë njësh me qytetarët, të cilëve ua kthyem bashkë me mandatet edhe besimin. Se edhe betejat ne do të luftojmë e do t’i çojmë deri në fund për ta dhe familjet e tyre. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër sepse njësoj si në 91-shin njerëzit na ndoqën e na besuan.

Unë kam një ftesë ndaj jush: mos t’i lemë shqiptarët në mes të rrugës, mos t’i lëmë pikëpyetejet e tyre para 25 prillit, që pas 25 prillit janë bërë e më të mëdha, edhe më të dhimbshme, sepse nuk kanë marrë përgjigje nga ato të blektorëve në bjeshkët më të thella, tek ato të sipërmarrjes në qendrat urbane. Nga pikëpyetjet për ekonominë, tek ato për sigurinë e deri tek ato për integrimin europian mos t’i lëmë pa përgjigje, sepse të vetmit që mund t’i japim përgjigje jemi ne. Ka një dhe vetëm një rrugë përpara, që kjo është rruga e betejës me të keqen. Kështu jemi ringritur sa herë jemi goditur nga pabesitë e fatit apo të kundërshtarëve.

Të gjitha arritjet e mëdha të këtij vendi kanë vulën tonë, kanë vulën tuaj, gjithçka, që nga rrëzimi i komunizmit dhe demokracia, që nga futja në Këshillin e Europës, anëtarësimi në NATO, heqja e vizave, statusi kandidat, zhvillimi ekonomik dhe infrastrukturorë kanë vulën e demokratëve, kanë vulën e Partisë Demokratike, kanë padiskutim vulën me nënshkrim e Sali Berishës. Ndaj, le ta zhvillojmë këtë proces statutorë që na e diktojnë rregullat e brendshme duke e konsideruar një vlerë të shtuar dhe një oportunitet, një mundësi, por po kështu të mos harrojmë se beteja e vërtet është me kundërshtarin, me armikun më të egër të demokracisë dhe të shqiptarëve, me regjimin e Edi Ramës, Tom Doshit dhe kriminelëve me të cilët ka ndaluar përkohësisht aspiratën e Tropojës dhe të Shipërisë për ndryshim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA