Vrau 25-vjeçarin, pasi po xhironte motorrin para shtëpisë/ Ngujohen 7 fëmijët e autorit, gruaja: Kam shumë frikë edhe për vajzat, këtu te ne marrin gjak shpejt…

31/05/2021 13:22

25-vjeçari, Emiljano Ndou, mbeti i vrarë dy ditë më parë, pas një konflikti të vazhdueshëm me autorin, Mark Kodën.

Ngjarja ndodhi para shtëpisë së 47-vjeçarit, Koda. Sipas policisë së Shkodrës, vrasja ndodhi për motive banale ndërsa bashkëshortja e autorit tregon versionin e saj se konflikti ka nisur pasi viktima ka ecur me shpejtësi me motor përpara shtëpisë së tyre.

Sipas gruas, Emiljano Ndou kishte rrahur djalin e saj dhe pas shqetësimeve të vazhdueshme, Koda, babai i 7 fëmijëve mori kallashnikovin dhe e vrau.

Gazetari i Top Channel, Klodian Zhivani, thotë për “Shqipëria live” se pas ngjarjes, e gjitha familja është ngujuar në shtëpi, për shkak të gjakmarrjes. Vetë, nëna e shtatë fëmijëve flet e frikësuar: “Jam e pasigurtë. Kam frikë nga gjakmarrja, nuk e di ku janë fëmijët. Jo vetëm për djemtë, por kam merak dhe për vajzat. Nga ana jonë, marrin gjak shpejt”.

Ndërkohë, gazetari ngre alarmin se “në Shkodër është shumë e lehtë të gjesh armë” dhe për pasojë vrasje të tilla ndodhin jo rrallë herë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA