Ai ishte “El Patron”, shefi, njëshi i padiskutueshëm: Pablo Escobar, njeriu i ambicieve hiperbolike, që kërkonte gjithmonë më shumë nga sa kishte.
Prej kolumbianit te kthyer në një ndër njerëzit më të pasur në botë, mbetet ikonike ’«Hacienda los Nápoles», rezidenca e ndërtuar në 1979, 130 larg qytetit të tij të lindjes, Medellin.
Escobari, që shpenzoi 70 milionë dollarë për të blerë terrenin brenda një ferme 350 km katrorë, donte të ndërtonte atje një aeroport, pishina e liqene artificial. Nipi i vet, Nicolas megjithatë e ka rikthyer së fundi xhaxhain në vëmendje për një tjetër detaj.
Ai thotë se e di kush e tradhtoi lordin e drogës. “Në çdo familje ka rivalitet e urrejtje. I Biri i Patronit pati pretenduar se ishte vëllai i tij Roberto, gjithashtu narkotrafikant, ai që e preu në besë. Nicolas iu rikthye kësaj teme me një fjali të vetme: “Nëna e Pablos ia dorëzoi drejtësisë që ai të vritej”.
Duket se të afërmit e tjerë mendojnë pra se ka qenë e ëma e patronit, Hermilda Gaviria, një grua e përshkruar si dinake dhe mjaft ambicioze ajo që e shiti të shumëkërkuarin, pjesë të thesarit të të cilit vazhdojnë të dalin në dritë. Vitin e kaluar, vetë nipi zbuloi në një nga rezidencat e xhaxhait 20 milionë dollarë të fshehur pas një muri.
Top Channel