Takimin me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer që mbërriti në Prishtinë për një vizitë tre ditore, krerët e dy partive opozitare PDK e LDK, Enver Hoxhaj dhe Lumir Abdixhiku e shfrytëzuan për të kërkuar një përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një njëjtën ditë me Palmer, në Kosovë qëndron dhe përfaqësuesi i posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, në përpjekje për t’i dhënë një shtysë rifillimit të bisedimeve.

Hoxhaj u përpoq të sqaronte në takim pozicionin e PDK-së ndaj dialogut, duke e vënë theksin tek pritshmëria e kësaj partie që ky proces të përfundojnë me njohje të ndërsjelltë. Ndërsa në njoftimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, thuhet se kryetari Abdixhiku është shprehur në takim se SHBA-ja është partnerja më e fuqishëm në të gjithë proceset e konsolidimit dhe zhvillimit të shtetit të Kosovës.

Më herët, sipas një njoftimi të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, u tha se gjatë vizitës së tij dyditore, Lajçak do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, kryeministrin, Albin Kurti dhe zyrtarë tjerë. si ndalesa e tij, ashtu dhe ajo e Palmerit duket se synojnë përgatitjen e takimit mes Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, që mund të ndodhë diku nga mesi i muajit qershor.

Nga ana tjetër, këto vizitë bëhen edhe për të dërguar mesazhin se SHBA-ja dhe BE-ja bashkëpunojnë ngushtë sa i përket dialogut dhe kanë qëllime të ngjashme për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA