Gara për kreun e PD/ Basha me kandidatët e tjerë ndahet për arsyet e humbjes në zgjedhjet e 25 prillit

31/05/2021 19:38

Përballja  në distancë përmes ekraneve televizive është e vetmja në garën e demokratëve partisë. Lulzim Basha,  i cili synon mandatin e  3  të kryetarit  ndahet  me rivalët  e tij për arsyet e humbjes së  zgjedhjeve.

“Dorëzimi përball atyre që e konsiderojnë 25 prillin fitore të Ramës dhe jo masakër zgjedhore, mund të çoj në lidhjen e një përçarje në radhët tona. Ndaj,  do të bëj gjithçka në dorën time për ta ndaluar këtë dhe ju kërkoj ju dhe të gjithë atyre që vendosin Partinë PD mbi veten e tyre dhe Shqipërinë mbi gjithçka, që mos t’ia lejojmë kundërshtarit këtë luks”, tha Basha.

Agron Shehaj mendon  ndryshe. Ai e ka humbur besimin tek rikthimi i demokratëve në pushtet për sa kohë Lulzim Basha do jetë kryetar.

Duhet të shohim të vërtetën në sy, zgjedhjet u humbën, ne nuk fituam. Nëse duam të fitojmë zgjedhjet duhet të ndryshojmë lidershipin e PD-së. Kjo është arsyeja pse unë kam shpallur kandidaturën  për kryetar të Partisë Demokratike”, tha Shehaj.

Rivalët e Bashës këmbëngulin në reformimin e thellë të  Partisë Demokratike.

“Unë  besoj te bashkimi i Partisë Demokratike duhet të nisë me hapjen e partisë dhe bashkimin e të gjithë kontributeve  nga vitet 90 dhe deri në vitet e fundit”, tha Harxhi.

“Që të ndryshojmë PD duhet të bashkojmë  partinë, të afrojmë  njerëzit. Ju ftojmë ta ndryshojmë drejtimin e partisë”, tha Kadilli.

Demokratët janë futur  në një garë të  brendshme pa kryer me parë analizën e humbjes së zgjedhjeve  duke bërë që   rezultati i 25 prillit të kthehet në piken kryesore te përplasjes mes tyre .

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA